LAJME ■ DATAT E KONCERTEVE

Taverna Alpha Buzuk
Ne daten 23 Korrik 2007 ora 23.00

ALBUMI I RI 2007

Pic 1

Albumi i ri eshte i bazuar totalisht ne traditen e popullit shqiptar dhe i gershetuar me nuancat e reja qe ka sjelle stili turbo folk.

Albumin mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shitjeve!

Nje pershendetje e ngrohte per te gjithe fansat e mi!

Une jam Maya nga Vlora, me origjine nga Dukati.

Duke qene tek ju me zerin dhe kengen time, deshiroj tju them dicka me shume per jeten time.

Pas perfundimit te shkolles se mesme te pergjithshme ne Vlore, kam fituar audicionin e Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane, ku jam diplomuar si aktore. Me perfundimin e studimeve nisin dhe angazhimet e mia profesionale, fillimisht si asistent pedagoge prane Akademise se Arteve te Bukura, ne Tirane.

Gjate kesaj periudhe kam qene edhe asistente e regjizorit Rikard Ljarja, ku kemi vene ne skene Lizistrat-en. Krahas asistimit me regjine, kam luajtur edhe nje rol ne kete pjese teatrale.

Gjithashtu, kam qene protagoniste ne filmin Zemra e Nenes, me rolin e personazhit Ana. Edhe ne Teatrin Kombetar nuk ka munguar interpretimi im ne role te ndryshme.

Me tej, jam larguar nga Shqiperia per ne Gjermani, pas fteses se nje mikeshes sime gjermane per te vizituar kete vend. Por, nga nje vizite turistike, kjo ikje do te shenonte nje faze te re ne jeten time. Fillova keshtu ne Gjermani nje jete tjeter, ku me eshte dashur te nis shume gjera nga e para.

Kam studiuar ne Universitetin e Wuppertalit per Histori Filozofi.

Gjithashtu, duke mos dashur te shkeputem nga profesioni im i aktrimit, jam angazhuar gjate kesaj periudhe ne Gjermani ne Teatrin gjerman, ku kam luajtur role te ndryshme, si psh ne Tic teater, nje rol ne filmin Einzats fur Elrich, ne programin televizim RTL, etj.

Paralelisht me keto angazhime, gjate ketyre viteve nuk mund te lija pas dore edhe kengen. Kam qene praen publikut shqiptar me shume koncerte ne shume vende te Europes, si ne Gjermani, Austri, Zvicer, Hollande, Bruksel, Londer, Itali, Greqi, etj.

Kam qene gjithashtu pjese e nje CD-je internacionale te hedhur ne treg ne Gjermani, me kenge te kengetareve nga vende te ndryshme. Ne kete CD jane perfshire 4 kenge te miat ne shqip.

Deshira ime per te bere nje album me kenget e mia, me risolli ne Shqiperi, ku kjo deshire u realizua shume shpejt me sukses. “Albumi i titulluar Lege Lege dhe 3 videoklipet e realizuara me 3 kenge te ketij albumi, krijuan nje lidhje te forte me publikun, lidhje e cila po me ben te rri me deshire ne Shqiperi.

 

Falenderoj te gjithe fansat e mi nga zemra, per kenaqesine, mbeshtetjen dhe adhurimin qe me kane falur dhe ju premtoj se do te jem gjithmone prane deshirave te tyre me zerin dhe kengen time.

Nuk mund ti konsideroj keto rreshta te mbyllura, pasi puna ime sapo ka nisur dhe te tjera projekte dhe realizime do me sjellin gjithmone tek ju.

Faleminderit te gjitheve!

Galeria e Fotove